Të shohësh mollën dhe të shohësh prej mollës janë gjëra të ndryshme. Këtu gjenden dy lloje këndvështrimesh. Nëse ju shihni vetëm mollën, do shihni vetëm veçoritë e saj materiale pa menduar atë që e ka krijuar atë. Flisni për vitaminat e dobishme brenda saj. Nuk ju vjen shumë ndër mend se kush i ka vënë ato vitamina të dobishme brenda mollës. Nuk e vini re plotësisht Allahun, që ka krijuar mollën dhe na e ka dhuruar neve. Ndërsa kur shihni prej mollës, molla bëhet një objekt. Kështu jeni kureshtarë për subjektin, që është bërësi i objektit. Kur shihni prej mollës, molla bëhet një vepër arti, dhe kërkoni artistin e saj vepre. Kush e ka varur në degë për ne këtë frut të mirë? Kush e ka zbukuruar sipas ndjenjave tona brenda dhe jashtë? Kush e ka mbushur mollën me vitamina të dobishme dhe të shëndetshme, për të cilat ne kemi nevojë? I pyesni këto pyetje dhe kërkoni subjektin e këtyre veprimeve. Me këtë këndvështrim kuptoni se formën e bukur të mollës, shijen dhe aromën e mrekullueshme të saj mund t’i bëjë Allahu, që na njeh dhe na mëshiron. Me këtë këndvështrim nuk thoni “sa e bukur është molla”. Por thoni: “Sa e bukur qenka bërë molla, sa e mirë qenka krijuar për neve.”